Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është i gatshëm të ndërmarrë masa ligjore kundër klubit të tij të vjetër.
Sipas mediumit The Times, Conte ka vendosur të marrë masa ligjore kundër Chelseat pasi u shkarkua javën e kaluar.
Ai do të padis klubin për të marrë 9.5 milionë funte për shkak të pagës së vitit të fundit të kontratës së tij, plus dëmtime të tjera.
Në anën tjetër, Blutë po marrin një rast kundër Contes duke cituar ‘një sërë sjelljesh të parregullta’, duke përfshirë edhe informimin e sulmuesit Diego Costa nëpërmjet një mesazhi në qershor të vitit të kaluar, se ai nuk ishte më pjesë e planeve të tij.
Ndërkohë, avokatët e Contes do të argumentojnë se Blutë i kanë kushtuar atij një vit karrierën e tij, pasi tani është tepër vonë për të marrë një nga punët më të mira të Evropës.
Është sugjeruar se Real Madridi iu afrua trajnerit italian për zëvendësimin e Zinedine Zidanes dhe anglezët ia humbën mundësinë.
Avokatët e Contes do të argumentojnë se ai nuk i ka argëtuar ato oferta pasi ai ishte i angazhuar te Chelsea, kështu që duke e shkarkuar atë katër ditë pas fillimit të para-sezonit, ata i kanë kushtuar atij një vit fitimet e mundshme.
Ndryshe, gjatë ditëve të fundit është përfolur për një mundësi që Conte të marr drejtimin e Milanit në Serie A. /Telegrafi/