Telegrafi

Conte: Nuk do shesim më futbollistë në Kinë

Sipas Antonio Contes, shitjet e futbollistëve të Chelseat drejt Kinës kanë përfunduar me transferimin e Oscarit dhe Obi Mikelit.

Trajneri italian është ndalur te flas rreth transferimeve të futbollistëve të tij në drejtim të Superligës së Kinës, ku sipas tij më asnjë futbollist nuk do të largohet.

“Shpresoj që ofertat nga Kina të kenë përfunduar me Mikelin dhe Oscarin”, ka thënë Conte për mediat angleze.

“Mendoj që është e rëndësishme të mbetemi me këtë skuadër që kemi. Tani ne duhet të luftojmë për këtë sezon”, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi filluar këtë sezon në mënyrën e duhur dhe është e rëndësishme për të mbajtur të njëjtët lojtarë”, përfundoi trajneri i Chelseat. /Telegrafi/