Telegrafi

Conte: Nuk garantoj për Fabregasin

Antonio Conte ka thënë se nuk mund të garantojë nëse Cesc Fabregas do të qëndrojë te Chelsea.

Spanjolli ka qenë i lidhur me në largim që prej ardhjes së trajnerit italian, ndërsa klubet që kanë shprehur interesim janë Roma dhe Milani.

Në anën tjetër Chelsea pëlqen dy lojtarë të Romës si Antonio Rudigerin ose Radja Nainggolan, që mund të futen në marrëveshje.

“A mund të garantoj që Fabregas do të qëndroj?”.

“Në futboll, nga eksperienca ime nuk ka asgjë të garantuar”.

“Cesc është lojtar i rëndësishëm, ai luajti kundër Man Cityt dhe në fund të ndeshjes edhe kundër West Bromwich Albion dhe luajti shumë mirë”, ka thënë Conte. /Telegrafi/