Antonio Conte insiston se nuk e di nëse Chelsea do të nënshkruajë me Edin Dzekon.
Boshnjaku pritet të kthehet në Ligën Premier, pasi Chelsea është i interesuar për të dhe për Emerson Palmierin.
Londinezët do të paguajnë 60 milionë euro.
Trajneri i Giallorossëve, Eusebio Di Francesco, ka thënë se nuk di asgjë për marrëveshjen dhe se Dzeko do të luajë ndaj Sampdorias të mërkurën.
Në anën tjetër edhe trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është pyetur për boshnjakun.
“Nuk e di. Siç e dini, nëse ka ndonjë të re, klubi do t’ju informojë”, ka thënë Conte.
Chelsea është në kërkim të një sulmuesi dhe një mbrojtësi të majtë.
Londinezët kanë hasur në shumë refuzime deri më tani në Ligën Premier, ku shumë lojtarë nuk pranuan të bashkohen me Blutë. /Telegrafi/