Site icon Telegrafi

Conte nuk e fut në lojë, Ausilio thotë se Skriniar nuk është në shitje

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka thënë se Milan Skriniar nuk është në shitje, ndërsa sipas tij Chelsea nuk do të shesë N’Golo Kanten.

Skriniar është lënë në stol në ndeshjen kundër Fiorentinës këtë mbrëmje, pavarësisht se Stefan de Vrij mungon.

Ausilio ka thënë se pavarësisht kësaj, nuk ka bisedime me Tottenhamin për Skriniarin.

“Nuk mund të konfirmoj asnjë negociatë për Skriniarin”.

“Kishte një takim me Tottenhamin, kjo është e vërtetë, por ne thjesht iu treguam që Skriniar nuk është në shitje. Ne tashmë e kemi liruar Diego Godinin dhe nuk mund të mendojmë ta humbasim edhe Skriniarin”, ka thënë fillimisht Ausilio.

Ai u pyet gjithashtu edhe për raportet dhe mundësin e afrimit të mesfushorit të Chelseat, Kante.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm për Chelsea, luan rregullisht, dhe për këtë arsye nuk është në shitje. Në fakt, ne kemi tetë mesfushorë në skuadër dhe do ta fillojmë sezonin me ta”, deklaroi ai.

Nënshkrimet e reja si Achraf Hakimi dhe Arturo Vidal janë në stol kundër Fiorentina këtë mbrëmjes.

“Trajneri merr vendimet e tij. Ne kemi shumë lojtarë të rëndësishëm dhe ata të gjithë do të kenë një mundësi për të kontribuar, veçanërisht me pesë zëvendësime të lejuara. Trajneri i merr parasysh të gjitha këto”, deklaroi Ausilio. /Telegrafi/

Exit mobile version