Telegrafi

Conte: Luajtëm mirë, por barazimi ishte rezultat real

Antonio Conte ka folur për ndeshjen e fundit të Chelseat të barazuar me Arsenalin me rezultat 1-1 në Stamford Bridge.

Blutë e Londrës nuk arritën të shfrytëzojnë terrenin vendas për të shënuar fitore, pasi u ndalën nga skuadra e Arsene Wenger.

Megjithatë, sipas trajneri italian të Chelseat, barazimi ishte rezultat real, pasi të dy skuadrat u munduan të fitojnë.

Lexo po ashtu Paqe në ‘Stamford Bridge’, Chelsea dhe Arsenal ndajnë pikët

“Paraqitja jonë ishte e mirë. Të dy skuadrat u përpoqëm të fitonim dhe në fund ishte një barazim i mirë”, ka thënë fillimisht Conte.

“Ne e filluam lojën mirë, por përball patëm një ekip vërtet të fortë”.

“Nuk pëlqej të komentojë mbi gjyqtarin, por është e rëndësishme të theksohet se çfarë ndodhi para se të përjashtohet David Luiz”.

Lexo po ashtu Chelsea 0 - 0 Arsenal, notat e futbollistëve (Foto)

“Marrja e pesë kartonëve të kuq në tetë ndeshje është ‘e çuditshme’. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi në çdo situatë. Shpresoj të jemi ‘më me fat’ me vendimet e gjyqtarit në të ardhmen, për ne dhe kundërshtarin”.

“Morata luajti mirë. Hazard luajti gjithashtu shumë mirë. Të mërkurën ai do të ketë mundësinë për të filluar lojën dhe për të përfunduar riaftësimin e tij”.

“Pedro nuk ishte 100 për qind i aftë pasi mori një goditje në kyçin e këmbës në pjesën e parë, dhe kjo është arsyeja pse ai u zëvendësua”, përfundoi italiani. /Telegrafi/