Trajneri i Chelseat, Antonio Conte shpreson të ndërtoj diçka të rëndësishme me klubin londinez duke hedhur poshtë lidhjet me Interin, pasi dëshiron të fitojë në fund titullin e Ligës Premier.
Raportet në Itali kanë deklaruar se ish-trajneri i Juventusit tashmë kishte arritur marrëveshje me Nerazzurrët, por komentet nga Conte sugjerojnë diçka ndryshe, pasi italiani dëshiron të vazhdoj me ‘Blutë’.
Conte është nën një marrëveshje tre-vjeçare me skuadrën nga Stamford Bridge me një vlerë të raportuar pre 6.5 milionë eurosh në vit, dhe thuhet se është në bisedime rreth një zgjatje të mundshme.
Trajneri italian ka deklaruar se është i lumtur te Chelsea, ndërsa shpreson që nga sezoni i ardhshëm atij t’i bashkohet edhe familja, e cila jeton momentalisht në Itali.
“Jam shumë i lumtur për këtë eksperiencë sepse për mua dhe familjen time është e pabesueshme”, ka thënë fillimisht Conte për London Evening.
“Me të vërtetë, këtë sezon gruaja dhe vajza ime qëndruan në Itali, por unë shpresoj se ato do të vijnë dhe të qëndrojnë këtu sepse kam nevojë për to”, përcjell Telegrafi.
Conte më pas ka folur rreth të ardhmes së tij, ku ka thënë që shpreson të jetë edhe sezonin e ardhshëm pjesë e ‘Bluve’, teksa dëshiron edhe fitimin e titullit të Ligës Premier.
“Po, unë shpresoj që po. Zakonisht, kur ju filloni një projekt me një ekip të ri ju dëshironi të qëndroni shumë vite dhe për të ndërtuar diçka të rëndësishme me klubin”, shtoi ai.
“Tani, është e rëndësishme që të vazhdojmë në këtë mënyrë për shkak se çdo gjë mund të ndodhë deri në fund, por ne duam që të vazhdojmë të qëndrojë në krye të tabelës deri në fund”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/