Telegrafi

Conte kthen sytë kah Ogbonna

Antonio Conte ka kërkuar nga Chelsea që të blihet mbrojtësi i West Ham United, Angelo Ogbonna, nëse dështon blerja e David Luiz.

Sipas Sky Sport Italia, Conte është në kërkim të mbrojtësve dhe i fundit që është ofruar është Marcos Alonso nga Fiorentina për 27 milionë euro.

Tashmë sytë janë kthyer nga mbrojtësi i Kombëtares italiane, Ogbonna, i cili ka luajtur nën urdhrat e Contes te Juventusi dhe tani gjendet te West Hami.

Lexoni të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

David Luiz mbetet opsioni kryesor pasi që për të janë ofruar 32 milionë euro për ta kthyer nga Paris Saint-Germain.

Conte është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe dëshiron që këtë afat kalimtar ta mbyll me një blerje. /Telegrafi/