Telegrafi

Conte kërkon nga drejtuesit e Interit transferime të reja në janar

Antonio Conte (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte ka shprehur mendimin e tij se Interi duhet të ndërhyje për transferime në afatin kalimtar të janarit.

Interi barazoi në shtëpi me Parman dhe humbi mundësinë të marr pozitën e parë në tabelë pas barazimit 1-1 të Juventusit me Leccen.

Pas ndeshjes trajneri i Interit, Conte ka thënë se skuadra e tij e meritoi fitoren ndaj Parmas, por ishte i frustruar me mundësitë e pakta në ekip.

Lexo po ashtu Interi dështon të marr pozitën e parë në Serie A, ndalet nga Parma

Conte sugjeroi se Interi duhet të kthehet përsëri në tregun e transferimeve për lojtar të lirë ose përforcime tjera në janar shkaku i zgjidhjeve të pakta.

“Jam pak i shqetësuar, sepse vazhdojmë të përdorim të njëjtët lojtarë dhe kjo rrit shanset e një dëmtimi”, ka thënë fillimisht Conte.

Lexo po ashtu Conte: Interi e meritoi fitoren ndaj Parmas, jam i shqetësuar me situatën e lojtarëve

“Është e drejtë që me klubin të vlerësojmë se ku mund të përmirësohemi. Seria A dhe Liga e Kampionëve janë turne që marrin shumë nga ju”.

“Interi është një klub i rëndësishëm dhe ne nuk mund të lejojmë që thjesht vetëm të marrim pjesë në këto gara”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/