Antonio Conte ka shprehur mendimin e tij se Interi duhet të ndërhyje për transferime në afatin kalimtar të janarit.
Interi barazoi në shtëpi me Parman dhe humbi mundësinë të marr pozitën e parë në tabelë pas barazimit 1-1 të Juventusit me Leccen.
Pas ndeshjes trajneri i Interit, Conte ka thënë se skuadra e tij e meritoi fitoren ndaj Parmas, por ishte i frustruar me mundësitë e pakta në ekip.
Conte sugjeroi se Interi duhet të kthehet përsëri në tregun e transferimeve për lojtar të lirë ose përforcime tjera në janar shkaku i zgjidhjeve të pakta.
“Jam pak i shqetësuar, sepse vazhdojmë të përdorim të njëjtët lojtarë dhe kjo rrit shanset e një dëmtimi”, ka thënë fillimisht Conte.
“Është e drejtë që me klubin të vlerësojmë se ku mund të përmirësohemi. Seria A dhe Liga e Kampionëve janë turne që marrin shumë nga ju”.
“Interi është një klub i rëndësishëm dhe ne nuk mund të lejojmë që thjesht vetëm të marrim pjesë në këto gara”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/