Telegrafi

Conte kërkon Moratan te ‘Blutë’

Në 34 ndeshje të luajtura dhe 13 gola të realizuar në të gjithë garat janë këto statistikat e Alvaro Moratës në këtë sezon me Realin e Madridit.

Los Blancos vendosën ta rikthenin në skuadër sulmuesin verën e kaluar pas eksperiencës 2-vjeçare që pati Morata me shpresën se ai do të mbante peshën e sulmit te skuadra madrilene.

Por Morata nuk ka bindur as trajnerin Zidane dhe as drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij dhe gjasat janë që pas vetëm 1 sezoni, 24-vjeçari të largohet sërish nga Santiago Bernabeu, transmeton Supersport.

Lexo po ashtu Morata e do pozitën e Benzemas

Në muajt e fundit, spanjolli ka humbur shumë terren në hierarkinë e trajnerit francez i cili, i ka dhënë shumë pak minuta me Zidane që aktivizon si titullar, bashkëkombësin e tij Karim Benzema.

Kjo është një nga arsyet kryesore që Morata ka filluar ta mendojë seriozisht largimin, nga Los Blancos pasi nuk është më aq i lumtur sa në fillim te Reali.

Për sulmuesin e La Rojas interesohet Chelsea me trajnerin e Bluve të Londrës, Antonio Conte që e pëlqen së tepërmi sulmuesin dhe është gati ti bëjë një ofertë, klubit merengues për të marrë shërbimet e Moratës.