Trajneri i Interit, Antonio Conte ka folur pas ndeshjes me Juventusin në Kupën e Italisë, ku kishte edhe replika me presidentin e bardhezinjve, Andrea Agnellin dhe atë me tone të ashpra.
Në një intervistë për “Rai 1”, Conte u shpreh se gjyqtari i katërt i ndeshjes në Allianz Stadium dëgjuar gjithçka.
Ai kërkoi që klubi i Juventusit të thotë të vërtetën për ngjarjen e ndodhur, duke shtuar se duhet të ketë më shumë respekt.
“Replikat me Agnellin? Juventusi duhet të thotë të vërtetën. Mendoj që gjyqtari i katërt dëgjoi dhe pa gjithçka gjatë gjithë ndeshjes. Duhet të jemi më të sjellshëm, sipas gjykimit tim. Të tregojmë më shumë sportivitet ndaj atyre që punojnë”, ka thënë fillimisht Conte.
Tutje Conte u ndal në ndeshjen e sotme ndaj Juventusit, por duke thënë se gabimet në ndeshjen e parë i kanë kushtuar skuadrës së tij.
“Duhej të kishim finalizuar rastet që krijuam. Është për të ardhur keq që nuk ia dolëm. Në dy ndeshje, pamë dy ekipe që luftuan deri në fund. E paguam shtrenjtë për gabimet që bëmë në ndeshjen e parë”.
Tutje ai foli edhe për Romelu Lukakun dhe Crisitan Eriksenin.
“Lukaku? Ishte një ndeshje e vështirë. Luanim kundër Juvnetusit me lojtarë të shkëlqyer. Në ndeshjet e fundit, Romelu nuk ka qenë në 100% të formës së tij, por pati momente ku tregua brilant”.
“Eriksen? Doja të luaja me Brozovicin dhe Eriksenin dhe në këtë aspekt, pamë se e vendosëm Juventusin në vështirësi. Jam i lumtur për atë që ka dhënë sot”, ka thënë Conte. /Telegrafi/