Trajneri i Chelseat, Antonio Conte kërkon një vendim deri të hënën e javës së ardhshme nga sulmuesi i Romës, Edin Dzeko.
Kampioni aktual i Ligës Premier dhe trajneri i tyre, Conte, duket se po e humbin durimin mbi transferimin e boshnjakut Dzeko.
Sipas mediumit britanik The Telegraph, Conte është gati të tërheqë prizën në fund të fundjavës në mënyrë që të ndjekë objektiva të tjerë përpara afatit përfundimtar të transferimeve të afatit kalimtar të janarit.
Chelsea tashmë thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me mbrojtësin e Romës, Emerson Palmieri, 23 vjeç, dhe shpresonin të përfundonin një marrëveshje edhe për shokun e grupit, Dzekon, 31 vjeç.
Megjithatë, Roma e ka bërë të qartë se ata nuk do të preferonin të shesin sulmuesin boshnjak, ndërsa ish-ylli i Manchester Cityt mendohet se kërkon kushte joreale të kontratës.
Por, Conte është i etur për të vendosur një njeri të fuqishëm në sulm dhe beson se Dzeko do të siguronte cilësinë e nevojshme për të rritur shpresat e Chelseat për këtë sezon.
Është thënë se Blutë janë në bisedime të reja me Romën, ndërsa ata po shikojnë për të negociuar një tarifë të re transferimi.
Përveç Dzekos, me sulmin e Bluve janë lidhur edhe Peter Crouch, Christian Benteke dhe Islam Slimani. /Telegrafi/