Telegrafi

Conte: Interi e meritoi fitoren ndaj Parmas, jam i shqetësuar me situatën e lojtarëve

Antonio Conte (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte mendon se Interi e meritonte fitoren në barazimin e tyre 2-2 me Parman, por pranoi se ishte “i shqetësuar që të njëjtët lojtarë po lodhen”.

Interi barazoi në shtëpi me Parman duke humbuar mundësinë të marr pozitën e parë pas barazimit 1-1 të Juventusit me Leccen dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit italian, i cili ndihet i shqetësuar me këtë situatë.

“Ne nuk kemi nevojë të shohim rezultatet të tjera, vetëm ato tona”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu Interi dështon të marr pozitën e parë në Serie A, ndalet nga Parma

“Pjesa e parë nuk ishte e mirë, Parma bëri mirë dhe ne ia lehtësuam punën atyre. Thjesht shikoni dy golat. Sidoqoftë, ne bëmë shumë më mirë pas pushimit dhe në fund të ditës merituam të fitonim”.

“Nuk mund të kërkoj shumë më tepër nga këta lojtarë, sepse është loja jonë e tretë në gjashtë ditë dhe ne praktikisht gjithmonë kemi të njëjtën 11-she për shkak të problemeve të ndryshme. Nuk jam aspak i lumtur me këtë”.

“Për shembull, Stefan de Vrij kishte një problem me aduktorin e tij, Kwadwo Asamoah me gjurin e tij. Është e vështirë të luash çdo tre ditë me një skuadër të lodhur. Tani kemi gati që Brescian, ndaj të cilëve përsëri kemi nevojë për të njëjtët lojtarë që të fillojnë për ndeshjen e katërt”.

Lexo po ashtu Inter 2-2 Parma, nota e Dërmakut dhe të tjerëve

“Është ezauruese si në aspektin mendor ashtu edhe në atë fizik. Ne duhet të bëjmë atë tani, por ne si klub duhet të vlerësojmë dhe kuptojmë se ku mund të përmirësohemi”.

“Jam pak i shqetësuar, duke parë që ka edhe katër ndeshje të tjera para pushimit tjetër. Ne duhet të përpiqemi të nxjerrim sa më mirë situatën dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/