Site icon Telegrafi

Conte interesohet për mbrojtësin gjerman

Një tjetër largim i madh mund të ndodhë nga Kolni pas Mërgim Mavrajt.

Është fjala për reprezentuesin gjerman, Jonas Hector i cili famën më të madhe e mori gjatë Euro 2016.

26-vjeçari shkëlqeu me Gjermaninë, duke luajtur të gjitha ndeshjet si titullar në pozitën e mbrojtësit të majtë.

E paraqitjet e mira në Bundesliga, kanë bërë që për të të interesohet edhe Antonio Conte i Chelseat.

Koln e vlerësonë lartë yllin e saj, por kanë deklaruar se mund ta lënë të lirë për 25 milionë euro.

Interesim për gjermanin ka shfaqur edhe skuadra italiane Inter. /Telegrafi/

Exit mobile version