Interi vazhdon me fitore dhe të njëjtën kohë t’i bëjë presion Juventusit për pozitën e parë në tabelë.
Neroazzurët kanë triumfuar bindshëm në udhëtim te Torino 0-3, në një ndeshje ku shkëlqyer përsëri dyshja Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku.
E pas kësaj ndeshje, trajneri Antonio Conte është pyetur për lojtarit e huazuar si Mauro Icardi, Radja Nainggolan apo Ivan Perisic.
Tekniku italian ka vendosur t’i injorojë huazimet, pasi thotë se janë një cek i mirë për tu shitur.
“Fati i tyre i takon drejtuesve të klubit. Këtë vit janë huazuar lojtarë si Icardi, Nainggolan e Perisic. Prej tyre nuk kemi fituar asgjë, por janë një cek i mirë për klubin”, tha Conte.
Deklarata e italianit nënkupton se ai nuk dëshiron rikthimin e ndonjërit nga këta lojtarë në klub dhe se beson tek dyshja Lautaro Martinez – Romelu Lukaku.
“Le të shijojmë dyshen Lukaku – Martinez që janë e ardhmja e Interit. Klubi me këta dy ka siguruar sulmin për shtatë ose tetë vite”, përfundoi Conte. /Telegrafi/