Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është i gatshëm të lë sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Moratan, të shkoj te Manchester Unitedi.
Dyshja e gjigantëve nga Liga Premier ishin në rrugën e njëjtë për reprezentuesin spanjoll.
Megjithatë, sipas London Evening Standard, Blutë kanë rritur interesimin e tyre për sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku.
Conte ka qenë duke monitoruar Lukakun dhe yllin e Real Madridit, Moratan, përpara afatit kalimtar të verës.
Por, Blutë i ka dhënë përparësi sulmuesit të Evertonit teksa llogaritet si një lojtar shtëpie sipas rregullave të vendosura nga Liga Premier.
United tani janë të gatshëm të lëvizin për Moratën, të cilës i është dhënë debutimi te Realit nga trajneri i tyre, Jose Mourinho.
Morata ka luftuar për minuta të lojës nën drejtimin e Zinedine Zidane.
Spanjolli ka filluar vetëm 14 ndeshje si titullar në La Liga, ndërsa djelmoshat e Zidanet fituan titullin kampion. /Telegrafi/