Antonio Conte është ndalur te shitja e Oscarit dhe rreth ndonjë transferimi nga Chelsea.
Mesfushori brazilian, Oscar, është larguar nga Chelsea në drejtim të Superligës së Kinës për një shifër prej 60 milionë funte.
Sipas trajneri italian të ‘Bluve’, skuadra tani ka bërë para, por do të jetë e vëshirë të marrin ndonjë futbollistë në këtë afat, pasi skuadrat nuk i lëshojnë futbollistët më të mirë.
“Ne shitem Oscarin dhe tani kemi para për të shpenzuar, por është e rëndësishme për t’i shpenzuar paratë në rrugën e drejtë”, ka thënë Conte për mediat angleze.
“Në janar është gjithmonë shumë e vështirë për të blerë, sepse çdo ekip dëshiron të mbajë lojtarët e tyre më të mirë, nuk i shesin”, përfundoi trajneri italian.