Antonio Conte ka folur për situatën e mesfushorit danez të Interit, Christian Eriksen.
Eriksen është lidhur shumë me një largim nga Interi këtë afat kalimtar, pasi nuk po gjen hapësirat e nevojshme nën urdhrat e Contes.
“Unë përpiqem të shfrytëzoj sa më shumë opsionet në dispozicion bazuar në situatën”, ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes pas Sampdorias.
“Jam në dispozicion të plotë të klubit dhe çdo vendim që ata marrin në tregun e transferimeve, kështu që nuk mund të bëj asgjë tjetër”.
“Klubi e di shumë mirë nëse duhet të ketë lojtarë që shkojnë ose vijnë”.
“Unë thjesht punoj, mënyrën që kam bërë që nga momenti kur kam mbërritur në Inter”.
“Çdo vendim që merret do të ndahet gjithmonë nga unë”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/