Telegrafi

Conte flet për Juventusin, Interin, Milanin dhe Romën, por ku do të shkojë?

Antonio Conte (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images)

Antonio Conte ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë për Gazzetta dello Sport.

Trajneri italian po lidhet me një rikthim te Juventus, gjersa nuk përjashtohen as Inter, Milan e Roma.

Conte ka bërë të ditur se 60 % do të jetë trajner në Serie A, ndërsa ka folur për mundësitë për të marrë drejtimin e njërës nga skuadrat.

“Rikthimi im te Juventus? Martesa bëhen dy herë. Mendoj se Juventus ka filluar një rrugë të mbarë me Allegrin, e që janë duke bërë një punë të madhe. Një ditë kush e di, ndoshta kthehem”, tha fillimisht Conte.

“Inter apo Milan? Një ditë nëse dikush më telefon do të jem më strikt me veten pasi dua të përmbahem në qëllimin tim të punës. Unë jam i gatshëm për çdo skuadër, por të shohim.

“Roma? Kam rënë në dashuri me qytetin e Romës dhe me ngrohtësinë që më jepte stadiumi Olimpico gjatë kohë kur isha trajner i Kombëtares së Italisë. Sot kushtet nuk janë të mira atje, por në një të ardhme do ta marr drejtimin e Romës.”, ka shtuar më tej trajneri italian. /Telegrafi/