Trajneri italian i Chelseat, Antonio Conte po kërkon ta përforcojë skuadrën e tij.
Në listën e tij është edhe mbrojtësi gjerman i Romës, Antonio Rudiger.
Rudiger e ka lavdëruar Conten si një trajner i madh, por ka treguar se synon të mbetet te Roma për të fituar tituj.
“Chelsea dhe Roma folën për mua, por un nuk mund të them asgjë pasi jam i lumtur këtu”.
“Conte është një trajner i madh, vetëm kaq mund të them dhe se nuk do t’i bashkohem atij”, ka deklaruar Rudiger.
Tutje gjermani foli edhe për stinorin me Romën ku kërkon të fitoj trofe të rëndësishëm.
“Jemi në garë për tre tituj të mundshëm dhe synimi ynë është t’i fitojmë të gjithë”.
“Jemi në formë të mirë dhe besoj se do të marrim së paku një trofe”, ka deklaruar Rudiger. /Telegrafi/