Telegrafi

Conte e do Vertonghen, Willianin dhe Giroudin te Interi

Antonio Conte po planifikon që në këtë verë t’i bëjë disa transferime te Interi.

Trajneri italian ka disa shënjestra për afatin kalimtar veror, madje disa janë edhe me parametra zero.

La Gazzetta dello Sport raporton se Interi ka shënjestruar tre lojtarë nga Liga Premier, një i Tottenham Hotspurit dhe dy nga Chelsea.

Willian . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Conte e dëshiron ribashkimin me Willianin dhe Olivier Giroudin, derisa kontrata e tyre me The Blues përfundon më 30 qershor.

Lexo po ashtu Interi vazhdon të jetë i fokusuar në transferimin e Aubameyangut

Në janë tjetër Jan Vertonghen nuk do të vazhdojë kontratën me Spurs dhe është i lirë në verë të zgjedh skuadrën e re.

Conte dëshiron të shtojë më shumë eksperiencën në skuadrën e tij dhe tre lojtarët janë në listën e tij të transferimeve. /Telegrafi/