Telegrafi

Conte e do Marchision te Chelsea

Menaxheri i Chelseat, Antonio conte dëshiron që ta sjellë mesfushorin, Claudio Marchisio në Angli.

31 vjeçari ka pësuar një lëndim të ligamentit krucial në prillt ë vitit të kaluar që e detyroi atë të mungojë në Euro 2016.

Ai ka vuajtur që të gjejë vendin në formacionin startues, duke luajtur vetëm 17 herë si titullar, pasi Allegri preferoi Miralem Pjanicin dhe Sami Khediran.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Chelseat

Tani La repubblica raportons e Conte dëshiron që ta sjellë Marchision në Stamford Bridge dhe se një kontratë e madhe mund të lëkundë reprezentuesin italian.

Conte ka kohë që po peshkon në Itali, sidomos te ish skuadra e tij, Juventusi, por mbetet të shihen rezultatet nga këto kërkesa të tij.

Ditë më parë u raportua se ai ka bërë një super ofertë në paketë me Alex Sandron dhe Leonardo Bonucci. /Telegrafi/