Antonio Conte ia ka kërkuar bordit të Interit që t’ia sigurojë shërbimet e mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante.
Në bisedimet e fundit me presidentin e Nerazzurrëve, Steven Zhang, trajneri ka marrë kontroll të plotë mbi strategjinë e transferimeve.
Me sugjerimin e tij, Interi e tërhoqi interesimin për Sandro Tonalin duke lëshuar kështu mesfushorin e Brescias në duart e Milanit.
Strategu italian dëshiron në skuadër lojtarë më me përvojë, ndërsa në mesin e tyre është edhe Kante.
Chelsea kërkon rreth 50 milionë euro për shërbimet e tij, mirëpo sipas Tuttomercatoweb, Interi planifikon opsionin e huazimit me obligim blerjeje. /Telegrafi/