Telegrafi

Conte e injoron, Juventusi në aksion

Lojtari që pëlqehet nga Juventusi, Cesc Fabregas, nuk është futur në lojë nga Antonio Conte në ndeshjen e parë të këtij sezoni.

Bianconerët janë duke kërkuar lojtar për ta zëvendësuar Paul Pogban, që u larguar drejt Manchester United për 105 milionë euro.

Është folur javën e shkuar se Fabregas u është ofruar Juventusit pasi këta të fundit dështuan të arrijnë marrëveshje me Nemanja Maticin.

Sonte Antonio Conte nuk e ka futur për asnjë minutë në lojë Fabregasin duke i treguar edhe në një mënyrë daljen.

Në këtë javë pritet të ketë zhvillime të reja për futbollistin spanjoll. /Telegrafi/