Telegrafi

Conte e dërgon Oscarin në Juventus

Raportimet e fundit nga Anglia thonë se Oscar nuk është në planet e Antonio Contes te Chelsea dhe planifikon ta shes te Juve për 35 milionë euro.

Braziliani ka qenë i lidhur edhe verën e fundit me një kalim te Juventusi, por nuk lëvizi nga Londra.

Tuttosport shkruan se ish-trajneri i Juventusit, Conte, nuk llogarit në këtë lojtar.

Zonja e Vjetër i ka ofruar lojtarit një pagë prej 4 milionë euro ne sezon dhe klubit 35 milionë euro. /Telegrafi/