Telegrafi

Conte e do Alonson te Interi

Antonio Conte e dëshiron ribashkimin me Marcos Alonson e Chelsean.

Trajneri i Interit po tenton ta transferojë mbrojtësin spanjoll nga ish-skuadra e tij në afatin kalimtar të janarit.

Alonso kishte shkëlqyer nën urdhrat e Contes në sezonin 2016/2017, duke u bërë mbrojtësi me më së shumti gola në top pesë ligat evropiane.

Spanjolli nuk po luan tani standard te The Blues, pasi Frank Lampard po e preferon Emerson Palmierin dhe nganjëherë Cesar Azpilicuetan në atë pozitë.

Lexo po ashtu Alonso e mendon largimin nga Chelsea, drejt rikthimit në Serie A

Kështu, mbrojtësi mund të kërkojë largimin nga Chelsea qysh në afatin kalimtar të janarit dhe të transferohet në Giueseppe Meazza.

Calciomercato raporton se ish-mbrojtësi i Fiorentinës mund të transferohet te Interi në formë huazimi me të drejt ë blerje në fund të sezonit nga skuadra londineze. /Telegrafi/