Antonio Conte ndihet shumë i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tij dhe fitoren në udhëtim ndaj Middlesbroug.
Trajneri italian ka vetëm lëvdata për futbollistët e tij, pasi kanë mposhtur një skuadër të fortë, që ka marr nga një barazim në udhëtim te dy skuadrat e mëdha, Arsenali dhe Manchester City.
“Ishte një paraqitje e mirë kundër një ekipi të mirë. Ata nxorën nga një barazim në udhëtim me Arsenalin dhe Man Cityn, unë duhet t’i duartrokasin lojtarët e mi”, ka thënë Conte pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.
“Në këtë ligë, çdo gjë mund të ndodhë dhe unë jam i kënaqur”.
“Kur krijojmë shumë raste, është e rëndësishme për të shënuar”, ka përfunduar trajneri italian. /Telegrafi/