Telegrafi

Conte: Duhet të japim 120 për qind ndaj Barcelonës

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, nuk ka shprehur shenja të brengosjes përkundër faktit se ekipi i tij do të ketë përballë në fazën e eliminimit direkt gjysmëfinalisten e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve, Barcelonën.

Në shortin e tërhequr në Nyon të Zvicrës u nxorrën përballë Chelsea dhe Barcelona.

Do të jetë kjo përballje e madhe e futbollit evropian, por që nuk e bën të mendojë Conten asgjë tjetër pos pozitivitetit.

“Reagimi pas shortit me Barcelonën në Ligën e Kampionëve duhet të jetë pozitiv”.

Ndeshje e jashtëzakonshme, Foto: Getty Images

“Nuk ka rëndësi apo përparësi nëse ndeshjet zhvillohen në shtëpi ose në udhëtim. Duhet të japim 120 për qind”.

“Këto lloj ndeshje janë mundësi e mirë për secilin lojtar që të tregojnë mënyrën e duhur të të luajturit”, theksoi Conte.

Ai shtoi në konferencë për shtyp se pas humbjes nga Ëest Hami reagimi duhet të jetë i menjëhershëm në sfidën ndaj Huddersfield.

/Telegrafi/