Telegrafi

Conte dëshiron Lukakun te Chelsea çfarëdolloj çmimi

Dua në skuadër Romelu Lukakun për çfarëdolloj çmimi.

Është kjo kërkesa e Antonio Contes ndaj drejtuesve të Chelseat. Trajneri italian ka qenë kategorik dhe i prerë me krerët më të lartë të Bluve të Londrës, duke ua bërë të qartë se sulmuesi belg është një prioritet për të.

Me shumë gjasa do të jetë Lukaku goditja e madhe e kampionëve të Anglisë në këtë treg të transferimeve. Evertoni e vlerëson lojtarin të cilin në 2011-tën e bleu pikërisht nga Chelsea plot 100 milionë sterlina, rreth 114 milionë euro, por kjo shifër kaq e lartë që i ka vendosur futbollistit klubi nga Goodison Park nuk e tremb aspak Conten.

Ish-trajneri i përfaqësues italiane shikon te 24-vjecarin zëvendësuesin ideal të Diego Costës, i cili nuk bën më pjesë në planet e Contes. Pavarësisht tentativave të Chelsea, Evertoni nuk ka ndërmend të ulë çmimin e Lukakut dhe presidenti i kampionëve të Anglisë, Roman Abramovich për të kënaqur trajnerin e tij pritet të plotësojë kërkesat financiare të klubit nga Liverpooli, transmeton SS.

Nëse marrëveshja mbyllet për 100 milionë Paund, me rikthimin te Chelsea, Lukaku do të parakalojë edhe Pogban duke u shndërruar në futbollistin më të shtrenjtë të blerë ndonjëherë nga një klub futbolli.

Ndërkohë Chelsea po punon për të afruar nga Monaco mesfushorin e talentuar Tiemoue Bakayoko, ndërkohë një objektiv i madh i merkatos është edhe mbrojtësi brazilian i Juventusit Alex Sandro.

Megjithatë blerja e parë e Chelseat në këtë verë pritet të jetë mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger për të cilin klubi londinez ka arritur tashmë marrëveshjen me Romën.

https://www.youtube.com/watch?v=sqh1exenm-U