Mbrojtësi spanjoll, Marcos Alonso vazhdon të mbetet i preferuari i Antonio Contes për ta transferuar te Interi.
Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Conte dëshiron një ribashkim me Alonson te Nerazzurrët.
Conte ka punuar me Alonso te klubi londinez dhe ka nevojë për përforcime në krahun e majtë të mbrojtjes.
Interi po shqyrton një huazim me të drejtë blerje, por nuk duan të shpenzojnë më shumë se 20 milionë euro.
Sidoqoftë, çmimi i kërkuar nga Chelsea për lojtarin është shumë i lartë.
Conte po konsideron gjithashtu bashkëlojtarin e Alonsos, Emerson Palmieri, si dhe Layvin Kurzawa të PSG-së. /Telegrafi/