Telegrafi

Conte aludon në rikthim: Zemra ime është në Itali

Ish-trajneri i Italisë Azzurrit dhe Juventusit, Antonio Ccnte priti dy komedianët italianë, Pio dhe Amedeo, të cilët në show-in e tyre në Italia 1 ‘Emigratis’ i tregojnë botës që janë duke kërkuar emigrantë të njohur italianë për ushqim dhe strehim.

Emrat e mëparshëm të futbollit që dyshja komediane vizituan përfshijnë Fabio Cannavaron, Mario Balotellin dhe Sebastian Giovincon, por për episodin e tyre përfundimtar ata shkuan në Londër për të takuar Conte.

Komedianët u përkujdesen ta pyesin Conten se a është i lumtur në Londër dhe a do ktheje në Itali, teksa përgjigja e tij lë të kuptohet që rikthimi i tij është shumë i mundur.

Lexo po ashtu Interi kushtëzon Simeonen dhe Conten

“U deshën gjashtë muaj për të mësuar anglishten që të më vlerësonin dhe pastaj ju dy të vini së bashku”, ka thënë fillimisht Conte me shaka.

Kur u pyetën nëse ai ishte i lumtur që jetonte në Londër, Conte dukej jo i bindur. “Epo…”, ishte përgjigja e trajnerit italian.

“A do të kthehesh në Itali? “Po. Zemra ime është gjithmonë në Itali. Disa skuadra tani kanë pronarë të rinj [mund t’i përballojnë pagat]”, përfundoi italiani. /Telegrafi/