Luftëtari irlandez i arteve të përziera marciale, Conor McGregor ishte fitimtar në ndeshjen e tij të parë në UFC pas plot 15 muajve, me një fitore me nokaut teknik ndaj kundërshtarit amerikan Donald “Cowboy” Cerrone në Las Vegas, Nevada. McGregor e rrëzoi Cerrone në këmbanat e hapjes së ndeshjes dhe fitoi luftën në më pak se një minutë në raundin e parë.
McGregor përmirëson rekordin e tij profesional në karrierë në total prej 22-4, ku 19 fitore vijnë me 19 nokaut. Në anën tjetër, kundërshtari i tij Cerrone, bie në një rezultat prej 36-14 në karrierën e tij profesionale
Kjo ishte hera e parë e McGregor në tetëkëndësh që nga një humbje ndaj Khabib Nurmagomedov më 6 tetor 2018. Në mars të vitit 2019 McGregor bëri një postim në Twitter ku shkroi se ai planifikon të tërhiqej, më pas la të kuptohet se do të luftojë në të ardhmen e afërt në UFC.
Kishte një përleshje pas luftës midis kampeve të McGregor dhe Nurmagomedov, e cila rezultoi me një pezullim gjashtë-mujor për irlandezin dhe një pezullim nëntë-mujor për rusin nga Komisioni Atletik i Shtetit Nevada.
Fitorja më e fundit e McGregor në artet marciale të përziera erdhi në nëntor të vitit 2016 kur ai fitoi me nokaut ndaj Eddie Alvarez.
Përkundër pushimeve të gjata, McGregor është i katërti i renditur në kategorinë e tij në UFC. Ndërsa, ai është i 13-ti në vlerësimet për të gjitha peshat.
Cerrone renditet i pesti në kategorinë e lehtë.
Megjithatë, të dy luftëtarët, garuan në një divizion më të rëndë sesa pesha e tyre. /Telegrafi/
FULL Conor McGregor vs Cowboy fight #UFC246 pic.twitter.com/01Nw5abBR5
— A (@austinlessl) January 19, 2020
JUST LIKE THAT!
Conor McGregor beats Cerrone by TKO in 40 seconds! 👊💥 #UFC246 pic.twitter.com/lj9ZI52kpm
— SportsCenter (@SportsCenter) January 19, 2020
After his #UFC246 win, @TheNotoriousMMA was overwhelmed with emotion pic.twitter.com/4O3GQFqe3m
— ESPN MMA (@espnmma) January 19, 2020