Telegrafi

Conor McGregor arrestohet në Miami, pasi ia theu dhe ia mori telefonin një fansi

Conor McGregor (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Conor McGregor është arrestuar në Florida të hënën për shkak të ushtrimit të dhunës ndaj një fansi jashtë një hoteli në Miami.

Ylli i UFC-së është akuzuar për “grabitje dhe sjellje kriminale” ka bërë të ditur policia për Fox News.

Në bazë të raportit të arrestimit, 30-vjeçari ia kishte thyer telefonin një fansi, i cili kishte dashur t’i bënte fotografi.

McGregor e ka goditur fansin në dorë duke ia rrëzuar telefonin në tokë, me ç’rast është thyer dhe pastaj e ka shkelur disa herrë duke e shkatërruar, ndërsa në fund e ka marrë më vete telefonin dhe është larguar.

Fansi u ka thënë policëve se telefoni kushtonte 1.000 dollarë (888 euro), ndërsa Conor duhet të paguajë garanci prej 12.000 dollarësh për t’u lejuar të mbrohet në liri. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Conor McGregor