Site icon Telegrafi

Coman befason të gjithë, refuzon dy oferta multi milionëshe nga Arabia Saudite

Jo të gjithë futbollistët binden nga ofertat milionëshe nga Arabia Saudite dhe jo të gjithë pranojnë transferimin në Lindjen e Mesme.

Sulmuesi francez, Kingsley Coman ka refuzuar dy oferta të çmendura nga Arabia Saudite.

Mediumi gjerman ‘TZ’ ka raportuar se dy skuadra nga katërshja e madhe në Arabinë Saudite (Al-Nassr, Al-Ittihad, Al-Hilal, Al-Ahli), kanë ofruar shuma të çmendura për transferimin e francezit.

Lexo po ashtu Nagelsmann nuk u përshëndet nga plotë 14 futbollistë të Bayernit, ndër ta edhe shumë senator të ekipit

Gjithnjë sipas mediumit gjerman, Coman ka pasur dy oferta në tavolinë njërën me 45 milionë euro në sezon dhe tjetrën me 65 milionë euro në sezon, por që të dyja i ka refuzuar.

Kontratat e ofruara nga klubet arabe kanë qenë tre vjeçare dhe Coman i bie që ka refuzuar 195 milionë euro për tre vite vetëm për të qëndruar te Bayerni.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Gjilani

Coman është pjesë e Bayernit që nga viti 2015, derisa ka rinovuar kontratën dhe është i lidhur me gjigantin gjerman deri në verën e vitit 2027. /Telegrafi/

Exit mobile version