Site icon Telegrafi

“Columbiana” e Taynës dhe Don Phenomit arrin 50 milionë klikime në YouTube

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, debutoi vitin e kaluar në muzikë me projektin e saj të parë muzikor.

“Columbiana” titullohet kënga të cilën ajo e publikoi më 1 qershor 2018, në bashkëpunim me reperin Don Phenom.

Ky bashkëpunim do të jetë një ogur i mirë për reperen nga Prizreni, e cila më pas shënoi një sukses të paparë me një sërë projektesh që lëshoi në vazhdim.

Tani pas një viti e gjysmë, ky hit numëron jo më pak se 50 milionë klikime në kanalin YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E lumtur për këtë sukses, Tayna e ndau me ndjekësit e saj në InstaStory, shifrën e arritur nga kjo këngë në YouTube, duke shkruar “50 milionë”.

Foto: Tayna/InstaStory

Ajo përndryshe së fundmi lansoi këngën e re “Sicko”, e cila gjithashtu është pritur mirë nga fansat e saj të shumtë. /Telegrafi/

Exit mobile version