Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimeve Evropiane, thotë se “ka kryer punë duke plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave”.
Çollaku – tash shef i stafit të presidentit Hashim Thaçi – tha se është i bindur se liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të vitit.
“Jam i bindur dhe besoj se deri në fund të këtij viti do të kemi mundësi të udhëtojmë pa viza. Gjithsesi, kusht është demarkacioni. Po na jepet përshtypja se ky vend po shkon drejt një lufte civile drejt një përçarjeje. Ky tensionim po ju konvenon subjekteve politike. Jemi në një situatë ku lëre që s’mund të shpresohet për liberalizim të vizave, por për asgjë tjetër. S’mund ta fajësoj as Qeverinë e as stafin e Ministrisë që objektivat s’u arritën në kohë”, ka thënë ai.