Telegrafi

“Coldplay ka realizuar një nga klipet më të mira që njerëzit e kanë bërë”

Rok grupi britanik, “Coldplay”, ka publikuar videoklipin e këngës së re me titull “Up&Up”.

Kjo është kënga e tretë nga albumi i shtatë, “A Head Full of Dreams”, i cili ishte publikuar në dhjetorin e vitit të kaluar, transmeton Koha.net.

Një videoklip i jashtëzakonshëm i punuar nga Vania Heymann dhe Gal Muggia, e paraqet bendin në një natyrë surreale, shkruan NME.

Këngëtari Chris Martin e cilëson si një nga videoklipet më të mira që njerëzit kanë krijuar deri më tani.

“Ky videoklip, do ta lë mikrofonin dhe do të them se mendoj që është një nga videoklipet më të mira që njerëzit e kanë bërë. Madje edhe nëse ia largoni muzikën”, ka thënë Martin.