Rok grupi britanik Coldplay dje kanë performuar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit amerikan, kjo është finalja e “Super Bowl”, në të cilën vendoset kampioni i këtij sporti.
Në pushimin e pjesëve në këtë vit ka performuar grupi Coldplay, mysafirë të së cilit kanë qenë edhe Beyonce dhe Bruno Mars, transmeton Koha.net.
‘Yellow’, ‘Viva La Vida’, ‘Paradise’ dhe ‘Adventure Of A Lifetime’, ishin disa nga këngët që Coldplay i këndoi në hapjen e kësaj ngjarje, për të vazhduar më pas Bruno Mars me hitin e tij, ‘Uptown Funk’, kurse Beyonce këndoi ‘Formation’, shkruan NME.
Shoun e mbylli Coldplay me performancën e “Fix You”, në të cilën u bashkuan edhe Beyonce e Bruno Mars.