Telegrafi

“Cold Heart” e Dua Lipës dhe Elton John renditet e para në Britaninë e Madhe

Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa, nuk e ka ndërmend të ndalet dhe sukseset po i shtohen çdo herë e më shumë.

Edhe së fundi 26-vjeçarja i është gëzuar suksesit të këngës së saj të fundit “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John.

Kënga e dyshes së njohur është renditur e para në Britani të Madhe, duke lënë pas emra të njohur të muzikës botërore si Ed Sheeran, Nicki Minaj dhe Jesy Nelson.

Foto: Dua Lipa/Instagram

E lumtur për këtë, Dua ka bërë një postim në Instagram, në të cilin u shpreh është një udhëtim magjik ky që po përjeton.

Lexo po ashtu Edhe Dua Lipa në listën e top 20 artisteve më të dëgjuara të shekullit 21

“Numër 1 në Britani – Cold Heart me Elton John. Të ndaj këtë moment me heroin tim muzikor dhe mikun e dashur do të thotë gjithçka për mua !! Çfarë dite dhe udhëtimi magjik ka qenë ky. Faleminderit dhe ju dua”, ka shkruar Dua në postim.

Ndërkohë, kujtojmë që ylli i muzikës pak ditë më parë hyri në mesin e 20 këngëtareve më të dëgjuara të shekullit 21 bashkë me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora. /Telegrafi/