Telegrafi

CNN: Trupi i gazetarit saudit të humbur u copëtua, pasi u vra

Trupi i gazetarit të humbur Jamal Khashoggi u copëtua pasi u vra dy javë më parë në konsullatën saudite në Stamboll, i ka thënë një zyrtar turk, rrjetit televiziv CNN të martën.

Siç shkruan ky medium, përcjell Telegrafi, pretendimi, i cili u bë fillimisht në New York Times më herët në hetim, vjen pasi zyrtarët turq u gjendën brenda objektit të konsullatës për nëntë orë të hënën natën.

Lexo po ashtu Regjistroi vdekjen në orën e tij? Shefi i OKB-së kërkon të vërtetën mbi zhdukjen e gazetarit saudit

Ndërkohë rreth hetimeve është deklaruar edhe presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

“Shpresa ime është që ne të mund të arrijmë konkluzione që do të na japin një mendim të arsyeshëm sa më shpejt që të jetë e mundur”, u ka thënë Erdogan gazetarëve.

Lexo po ashtu CNN: Sauditët që po përgatiten të pranojnë se Jamal Khashoggi vdiq gjatë marrjes në pyetje

Po sipas CNN, zyrtarët turq kanë thënë në mënyrë private se Khashoggi u vra në konsullatë më 2 tetor pasi mbërriti për të marrë letra që do ta lejonin atë të martohej me të fejuarën e tij turke.

Hetuesit turq pritet të bëjnë një kërkim të rezidencës së konsullit Saudit në Stamboll më vonë të martën.

Lexo po ashtu Mediat turke publikojnë pamjet, pretendojnë se shihet zinxhiri i ngjarjeve në ditën e rrëmbimit të gazetarit saudit (Video)

Pamjet e kamerave të sigurisë që kanë shërbyer si pikë qendrore në hetimet, treguan se automjetet lëviznin nga ndërtesa e konsullatës në rezidencën e afërt të Konsullit të Përgjithshëm më 2 tetor.

Ndërsa Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Anadolu Agency ka thënë se Konsulli Gjeneral i Arabisë Saudite në Stamboll, Mohammad al-Otaibi, është larguar nga Turqia për të shkuar në vendin e tij.

Lexo po ashtu Momentet e fundit të gazetarit të zhdukur, kur ai futet brenda konsullatës saudite - Turqia kërkon për furgonin e zi 'të përdorur për të larguar trupin e tij' (Foto/Video)

Sipas të dhënave të siguruara nga zyrtarët, shkruan AA, Otaibi është nisur për në Arabinë Saudite në orën 17:00 sipas kohës lokale.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. /Telegrafi/