Site icon Telegrafi

CNN e vlerëson Maqedoninë si qendër të ”Fake News” (Foto/Video)

Shumat marramendëse të fituara nga klikimet dhe nga shërbimet online për të reklamuar, i kanë inkurajuar të rinjtë e Velesit që të krijojnë ”fabrika” të lajmeve të rrejshme, që besohet se kanë ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Telegrafi edhe më herët ka shkruar për këtë fenomen që e vendosi Maqedoninë e vogël të Ballkanit, në krye të.ë hartës botërore.

Facebook dhe Twitter kishin premtuar para disa muajve se do të luftojnë lajmet e rreme që mund të ndikojnë politikën globale para zgjedhjeve në çdo shtet.

Lexo po ashtu Facebook dhe Twitter në ‘luftë’ kundër lajmeve të rreme në Veles

Por kush e ka drejtuar gishtin tani kah Velesi?
CNN ka përgatitur një storie të tërë për të rinjtë e Velesit të cilët janë si rast që bota dhe teknologjia moderne duhet të ketë kujdes.

Në zgjedhjet e vitit 2022 do të ketë kontroll më të rreptë që të parandalohet shpërndarje e lajmeve nëpër profilet e rrejshme, të regjistruara me adresa në SHBA por realisht, të rinj dhe të etur për para dhe përfitim të shpejtë punojnë nga një kompjutor i tyre.

Në kronikën e CNN për Velesin kanë folur edhe nismëtarët e informimit të rremë të cilët kanë thënë se përfitimet janë të majme. Ndoshta janë më të mëdha se sa prindërit e tyre kanë punuar për të fituar gjatë tërë jetës.

Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë së Maqedonisë ka thënë se janë të gatshëm që t’i bashkangjiten aksionit global për të parandaluar shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Sfida mes informimit dhe ”parave të lehta” për të rinjtë e Velesit është sfidë e autoriteteve në SHBA.

Kronikën e plotë mund ta ndjekni këtu./Telegrafi/

Lexo po ashtu Studentët nga Velesi: Nuk kemi ndikuar në fitoren e Trump (Foto)
Exit mobile version