Telegrafi

Çmimi i ulët dhe interesimi i pakët mund të bëjnë që Dembele të qëndrojë te Barcelona

Ousmane Dembele ka gjasa të mbetet një lojtar i Barcelonës edhe për një tjetër sezon të paktën.

Kjo pasi shuma që ai vlerësohet, ose do të ofrohet nga klubet është shumë e ulët, pasi Barcelona kërkon të paktën 60 milionë euro.

Pak para dëmtimit të tij të fundit, agjenti i Dembeles u takua me klubin katalunas për të diskutuar për një largim të mundshëm këtë verë.

U vendos që e ardhmja e tij në Camp Nou të përcaktohej nga forma dhe aftësia e tij, por askush nuk mund ta imagjinonte një pushim prej gjashtë muajsh.

Pavarësisht kësaj, 22-vjeçari vlerësohet akoma për cilësitë e tij si lojtar, siç janë driblimi, përfundimi dhe loja me dy këmbët.

Sidoqoftë, Dembele ka pasur rekord dëmtimesh gjatë tre viteve të fundit dhe kjo bën që të ketë vështirë klub që paguan për të.

Të pagaushë për të është një rrezik i konsiderueshëm, pasi paratë e shpenzuara nuk janë të garantuara, që Dembele do të jetë i aftë për shumicën e kohës.

Për më tepër, tregu i transferimeve të kësaj vere do të preket shumë nga kriza e coronavirusit dhe klubet nuk do të kenë financa të mëdha.

Barcelona kishte shpenzuar 124 milionë euro për Dembelen në vitin 2017 dhe shuma minimale që Barcelona do të ishte e gatshme të pranonte është 60 milionë euro. /Telegrafi/