Site icon Telegrafi

Çmimi i naftës vazhdon të rritet, arrin në 110 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës janë rritur pavarësisht masave të reja që mëtojnë të stabilizojnë tregjet pas pushtimit rus në Ukrainë.

Nafta e papërpunuar Brent, ka arritur në 110 dollarë për fuçi, duke shënuar rritjen më të madhe në shtatë vjetët e fundit.

Shtetet e Bashkuara dhe 30 vende tjera anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji kanë thënë se me këtë veprim synojnë të stabilizojnë tregjet.

Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, bota është shqetësuar për ndikimin e kësaj situate në tregjet e naftës dhe gazit. Çmimet e naftës janë rritur edhe në Shtetet e Bashkuara apo 109 dollarë për fuçi.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. /Telegrafi/

Exit mobile version