Bitcoin u kthye nga humbjet e fundit për t’u tregtuar aktualisht rreth nivelit 8,250 dollarë.
Në një ditë të lajmeve pozitive për kriptovalutat, u njoftua dje se shkëmbimi i parë i kriptovalutave do të përdorë teknologjinë gjigante të tregut të aksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NASDAQ që zbuloi planet për të nisur muajin e ardhshëm me një ekskluzivitet me Finance Magnates, shkruan Telegrafi.
NASDAQ është bursa e dytë më e madhe në botë me kapitalizimin e tregut pas bursës së Nju Jorkut dhe ajo po siguron teknologjinë për të fuqizuar shkëmbimin e ri të kriptovalutave.
Gjithashtu në Chicago Exchange Mercantile (CME) në partneritet me Crypto Facilities, një shkëmbim dixhital me vlerë të bazuar në Mbretërinë e Bashkuar, që specializohet në të ardhmen e kriptovalutave, kanë nisur CME CF Ether-Dollar Reference Index dhe Real Time Index. Indekset do t’u sigurojnë përdoruesve qasje në një çmim Ethereum në kohë reale në dollarë amerikanë. /Telegrafi/