Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann janë në garë për ‘më të mirin’ në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga FIFA – “FIFA The Best”.
Pas ndarjes nga revista France Football, me të cilën për disa vite ndanë çmimin ‘FIFA Topi i Artë’, kësaj radhe organizata e futbollit zhvillon ceremoninë ‘The Best FIFA Football Awards’.
Në edicionin inaugurues, ceremonia do të mbahet sot (e hënë) në Cyrih, me ç’rast Ronaldo shpreson t’ia bashkojë Topit të Artë edhe këtë trofe.
Më poshtë janë çmimet që do të ndahen në këtë eveniment:
Lojtari më i mirë (konkurrojnë: Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann dhe Lionel Messi)
Lojtarja më e mirë (konkurrojnë: Melanie Behringer, Carli Lloyd dhe Marta)
‘FIFA FIFPro World11’ (formacioni më i mirë nga 55 lojtarë që janë në konkurrim)
Trajneri më i mirë në kategorinë e meshkujve (konkurrojnë: Claudio Ranieri, Fernando Santos dhe Zinedine Zidane)
Trajneri më i mirë në kategorinë e femrave (konkurrojnë: Jill Ellis, Silvia Neid dhe Pia Sundhage)
Çmimi Puskas (konkurrojnë: Marlone, Daniuska Rodriguez dhe Mohd Faiz Subri)
Çmimi për lojë të drejtë
Çmimi për tifozët (konkurrojnë: tifozët e ADO Den Haag, tifozët Borussia Dortmund-Liverpool dhe tifozët e Islandës)
/Telegrafi/