Çdo javë shohim artistë shqiptarë duke reklamuar makinat e tyre të shtrenjta në rrjete sociale.
Këto personazhe duket sikur kanë nisur një garë të “heshtur” mes tyre se kush ka makinën më të re apo më të shtrenjtë.
Shumë këngëtarë karakterizohen nga pasioni për makinat e shumë, si Blero, Noizy, Geti e shumë të tjerë e kanë shfaqur pasionin për makinat e shtrenjta prej tyre edhe në profilet sociale.
Po sa mund të kushtojnë në të vërtetë makinat e tyre?
Sipas një specialeje të përgatitur nga Prive, ai që kryeson listën e makinave të shtrenjta është Noizy. E pritshme, po kush e kishte ditur që makina e tij e fundit, Ferrari, kushton plot 300 mijë euro?
Pas tij renditet sërish një reper, Geti, i cili i ka pasion makinat, ndaj edhe i pëlqen t’i ndërrojë vazhdimisht ato. Geti ka së fundi një Mercedes S Class AMG, që kushton jo më pak se 150 mijë euro.
Pas Getit, vjen sërish një reper, Ledri Vula, makina e fundit e të cilit kushton plot 80 mijë euro.
Por nuk janë të vetmit mes këngëtarëve të njohur që kanë makina luksoze. Në listën e makinave të shtrenjta është edhe Morena Taraku, Blero, Era Istrefi, Sabri Fejzullahu etj.