Çmimet e ushqimeve në Rusi u rritën 7.5 herë më shumë se në Bashkimin Evropian (BE).
Sipas të dhënave nga Instituti Federal i Statistikave Ruse (Rosstat), çmimet e ushqimeve në vend u rritën me 8.2 për qind në janar të vitit 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë periudhës në fjalë, çmimet e ushqimeve në BE u rritën me 1.1 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve në Rusi u rritën 7.5 herë më shumë se në vendet evropiane.
Në vlerësimin e tij të inflacionit në vend në dhjetor 2020, presidenti rus Vladimir Putin tha se rritja e çmimeve ishte për shkak të dobësimit të rublës dhe kufizimeve të bizneseve si pasojë e pandemisë COVID-19.
Sipas një hulumtimi të Levada Center, mbi 70 për qind e rusëve thonë se gjendja e tyre ekonomike do të jetë e vështirë gjatë vitit 2021.
“73 për qind e rusëve janë përgjigjur se gjendja ekonomike për vitin 2021 do të jetë e tensionuar, kurse 17 prej tyre thonë se do të jetë e qetë. 10 për qind nuk e dinë se si do të jetë”, thuhej në hulumtim.
Nga llogaritjet e viteve të kaluara, gjithnjë e më shumë rusë thonë se gjendja e tyre po përkeqësohet.
Në vitin 2016, mbi 80 për qind e rusëve ishin përgjigjur se gjendja ekonomike në vend po tensionohet. Kjo gjendje e tyre, po vjen nga fakti se pas aneksimit të Krimesë, vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë. /Telegrafi/