Al Hilal është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Bernardo Silvas nga Manchester City.
Skuadra arabe është e gatshme ta bëjë portugezin njërin ndër lojtarët më të paguar në botë, ndërsa do të mbushte dhe arkën e klubit anglez.
Sipas asaj që raporton Daily Star, Al Hilal i ka ofruar Silvas një pagë hiq më pak se 930 mijë euro në javë.
Kjo padyshim se do ta bënte atë lojtarin e tretë më të paguar në botë, pas Cristiano Ronaldos dhe Kylian Mbappes që fitojnë mbi një milion euro në javë.
Manchester City në anën tjetër do të fitonte 80 milionë euro nga shitja e Silvas, gjë që e ka vënë në mendime kampionin e Ligës Premier.
Në ditët e ardhshme pritet të mësohet nëse Silva do të pajtohet të kalojë në Arabi apo do të mbetet vetëm një dëshirë e Al Hilal. /Telegrafi/