Site icon Telegrafi

Çmendet Ronaldo, refuzohet nga modelja që kishte të dashur – shikoni bisedën (Foto)

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo ka rënë në shok të madh, kur ka mësuar se një modele e ka refuzuar.

Aline Lima, një modele australiane nga Melbourne kishte marrë mesazhe nga 30 vjeçari, të cilit nuk i interesoi se ajo kishte të dashur.

“Më dërgo foto nga palestra”, i kishte shkruar Ronaldo modeles në fjalë, e cila refuzoi duke ia kthyer: “Jo, i dashuri im nuk do të pëlqente këtë”.

Por, futbollistit nuk i interesoi që ajo kishte të dashur, dhe ia ktheu duke ia bërë më dije: “Askush nuk e di, bebi. Rri e qetë”.

Ajo vazhdonte të refuzonte, teksa Ronaldo ia kthente: “Seriozisht?”.

Biseda mes modeles dhe Ronaldos filloi kur ajo ia shkroi një mesazh në Instagram për ta pyetur nëse i ka ardhur letra nga i dashuri i saj Alex, i cili ishte tifoz i flaktë i CR7 dhe i Real Madridit, trasnmeton Telegrafi.

Më pas biseda e tyre vazhdoi në WhatsApp dhe Ronaldo kërkoi që ata të takoheshin vetëm, pavarësisht kërkesave të modeles që ai ta takonte të dashurin e saj.

Në një tjetër sqarim modelja ka treguar se i dashuri i saj nga kjo ditë më nuk është tifoz i Ronaldos e as i Real Madridit.

Këto akuza për qasjen e keqe të Ronaldos ndaj gjinisë femërore vijnë pas deklaratave të hapura publike të Irina Shayk, e cila kishte deklaruar se e kishte zënë futbollistin në tradhti. /Telegrafi/

Exit mobile version